Strugë, dy të rinj arrestohen për drogë

Mbrëmjen e djeshme në lagjen Plitishta në Strugë policia ka privuar nga liria 26-vjeçarin I.R. dhe 26-vjeçarin J.K., të dy nga Struga. Gjatë kontrollit të makinës “audi” me targa të Strugës është gjetur kokainë. Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.