Stresi zbulon se me Sarën kanë jetuar në një lagje: Nuk do ia sugjeroja lojën që po bën

Sara po komentohet jashtëzakonisht shumë për lojën e saj brenda “BBVA” e sidomos me raportin me Bardhin.
Stresi ka komentuar së fundi lojën e saj, shkruan lajmi.net.

I ftuar së fundmi në ‘Fan Club’, ku ka folur për lojën e banorëve brenda, ai ka folur edhe për deklaratën që ka bërë për Sarën dhe për lidhjen që u tha se kishte lënë jashtë me një boksier.

Reperi është pyetur për këtë dhe tha se Sarën e njeh nga lashtë dhe se kanë jetuar në një lagje.

“Mendoj për të gjitha nga banorët e tyre se Sara ka hyrë me një strategji. Shumë pak lojtarë hynë të përgatitur. Nuk pendohem asnjëherë për atë çka flas publikisht. Ajo që ka hyrë me plan, ka hyrë. Ajo do të nxjerri prapë storie edhe më të forta. Duke e njohur pak Sarën nga jashtë, kemi qenë në një lagje dikur. Duke parë si është rritur, ashtu ka qenë edhe jashtë. Nuk do ja kisha sugjeru lojën që po bën. Po përdor atë gjenë jashtë, se ai i shkreti, e mbyti.”, u shpreh reperi.