Xhuli dhe Stresi kanë pasur debatet më të forta në “Big Brother VIP Kosova”.
Ani pse kanë pasur debate mes tyre, ata edhe shpesh kanë diskutuar bashkë, shkruan lajmi.net.
Rreth marrëdhënies së tyre, kanë biseduar së fundi, ndërsa e ka pyetur se “pse ai ka sjellje jo të mirë karshi saj?”.
“Pse ke kaq negativitet ndaj meje? Pse vetëm me femra kapesh?”, ka qenë më saktë pyetja e Xhulit për Stresin.
“Po sepse je njeriu më negativ këtu, unë nuk do të kapem me vetën normal që do të kapem me femra e me meshkuj. Por, ti ke probleme sepse ti e shfrytëzon femrën, sipas mendimit tim ti fshehësh mbas një femre, nuk je ajo që thua ti. Unë njoh femrat që kanë dhënë për femrën, ato janë në nivele tjera. Unë mendoj që kompania jote është fantazmë”, ka thënë Stresi në përgjigjen e saj.
Gjithsesi, Xhuli ka insistuar të ketë pranuar shumë ofendime nga Stresi.
Ndërkohë, Stresi në një kundërpërgjigje, i është drejtuar asaj duke i thënë: “Asnjë femër s’e kam qitë poshtë, ti e ke merituar”./Lajmi.net/




