Stresi thotë se po ta kthente kohën nuk do merrej me muzikë

Përmes rrjeteve sociale, ai tregoi se për çka po t’i vinte mundësia nuk do ta kishte bërë në jetën e tij, shkruan lajmi.net.

Këtë pyetje i ka parashtruar një ndjekëse nëpërmjet rubrikës Pyetje dhe përgjigje në Instagram.

Reperi nga Shqipëria tha se po të kishte mundësi ta rikthente kohën nuk do të merrej më me muzikë sepse i ka bërë shumë dëm në disa aspekte në jetë.

“Muzikë sepse gjërat më të rëndësishme në jetë i humba nga muzika dhe dola nga vetja por e mblodha vetën shyqyr Zotit jam me këmbë në tokë. Por si bi pishman kështu ishte e shkruar”, ka thënë Stresi.

Ndryshe, reperi kohët e fundit është duke qëndruar në Londër./Lajmi.net/