Stresi reagon pas përleshjes Noizy-Cllevion, tregon se çfarë nuk tolerohet tek shqiptarët

Ish anëtari i grupit TBA, Cllevion dhe miku i rep-artistit Stresi dje u përfshi në një përleshje me reperin Noizy.

Reagime të shumta pati lidhur me këtë përleshje, pikërisht pas publikimit të videos nga momenti kur Noizy grushton Cllevion.

E lidhur me këtë tashmë është deklaruar edhe Stresi, i cili dikur kishte miqësi me Cllevion.

Ai përmes një video kërkoi që gjërat të diskutohen live dhe jo përmes videove, ku ndër tjerash tha nuk është lojë kur ofendon familjen e dikujt.

“Shqiptari çdo gjë ta fal, po me ja sha motrën nuk ta fal. Nuk është lojë kjo me ja shajtë dikujt familjen,” tha ai

Gjithashtu ai ka ofenduar të gjithë ata që zgjedhin të realizojnë video live, lidhur me këto çështje./Lajmi.net/

YouTube player