Stresi publikon sekuenca nga projekti i ri muzikor “Për veti”

Rep artisti i njohur shqiptar, Stresi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Finem, Solo dhe Arlen.

Në rrjetin social Instagram, Stresi ka ndarë me ndjekësit pak nga kënga e re e cila do të publikohet së shpejti.

Stresi është një ndër reperët më të përfolur të estradës shqiptare, i cili ka një të kaluar jo edhe aq të hijshme.

Projekti i fundit muzikor nga Stresi vjen me këngëtaren kosovare, Morena Tarakun, “Bad girl” i cili u prit mjaft mirë me mbi 2 milionë klikime deri tani.