Stresi prezanton të dashurën e re?

Stresi shumë shpesh komentohet për jetën e tij private.

E së fundi ai sërish po komentohet pas disa storjeve të hedhura nga vetë ai në profilin e tij të ‘Instagramit’, shkruan lajmi.net.

Në një video që ka ndarë së fundmi në ‘Instastory’, ai ka lënë të kuptohet se ka nisur një histori të re dashurie, duke lënë pas të shkuarën.

Stresi shihet në një makinë në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t’i mbulojë fytyrën me një emoji.

“Mos më keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen. Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M… i madh”, ka shkruar reperi duke konfirmuar se e kaluara ka vdekur./Lajmi.net/