Stresi konfirmon prishjen e miqësisë me Noizyn gjatë një telefonate me Cllevion?

Dy reperët e njohur Noizy dhe Stresi muaj më parë lanë pas hatërmbetjet disa vjeçare me njëri-tjetrin.

Dyshja madje së fundmi konfirmuan se kanë realizuar një bashkëpunim, për të cilin edhe nisën punën për videoklip.

Por, gjatë ditës së sotme u raport se dy rap-artistët kanë prishur miqësinë, madje duke larguar njëri-tjetrin nga lista e miqve që ndjekin në Instagram.

Foto: Stresi/Instagram

Dhe një gjë të tillë duket se Stresi e ka konfirmuar gjatë një telefonate me reperin tjetër, Kleviol Ahmeti – Cllevio.

Stresi u duk i prekur në një telefonat me Cllevion, i cili ishte live në TikTok.

Foto: Noizy/Instagram

“Mora vesh që ke kaluar siklete a është e vërtetë”, thotë Cllevio fillimisht.”E vërtetë është, nuk dua të iu shoh asnjërën palë me sy po patët mundësi”, u shpreh Stresi.

“Vetëm të jesh mirë me shëndet ti, se neve mos na pafsh e mos të pafshim edhe diss mos na bëjë se do bëhem unë pastaj me atë e do të bëjmë diss ty”, dëgjohet t’i thotë Cllevio më pas.

“Çfarë diss, nuk e uli vetën unë, kam projektet e mia, punët e mia”, përfundoi Stresi.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim edhe nga ana e Noizyt, që deri më tani ka qëndruar i heshtur në lidhje me këto raportime. /Telegrafi/