Stresi i bën të atit një dedikim special për ditëlindje

Data e sotme është shumë e veçantë për familjen e Stresit, pasi sot feston ditëlindjen kryefamiljari Sali Lushaj.

Ndryshe nga viti i kaluar reperi këtë herë do festoj së bashku me të atin e tij, ai ka publikuar një foto në profilin e tij ku ia dedikon fjalët më të ëmbla.

“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paçim përherë, URIME DITËLINDJEN, gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUM” shkruan në postimin e plotë të Stresit.