Stresi po vazhdon rrugëtimin e tij brenda “Big Brother VIP Kosova”.
E duket se hyrja e tij në këtë format i ka bërë mirë, shkruan lajmi.net.
Së paku këtë e tha vetë reperi.
“Më ka kthjellur, më ka hapë pak sytë”, tha reperi nga Shqipëria.
Megjithatë, ai tha se ka humbur shumë gjëra, por u lut t’i përmirësojë pasi të dalë.
“Kam humbur goxha”, tha tutje Stresi teksa fliste me Andin.