Stresi: Faleminderit Zot që krijove nënat

Reperi Stresi është mjaft i lidhur me nënën e tij, shkruan lajmi.net.

Ai shpesh ka publikuar foto e mesazhe të cilat i ka dërguar vetë ajo për shkak të kujdesit të madh që tregon për të birin.

Mirëpo edhe Stresi vlerëson kujdesin e saj andaj me një postim në Instagram ka vendosur ta falënderoj Zotin që ka krijuar nënat.

“Zot flm qe krijove nenat”, ka shkruar reperi pranë postimit ku shihet me nënën e tij.