Stresi do të bëjë bashkëpunim me djaloshin që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti i Thumanës

Stresi projekt kushtuar tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në ‘Ftesë në 5’ Stresi konfirmoi se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re kushtuar tragjedisë së 26 nëntorit, për të cilën do bashkëpunoj me Alesion, një djalosh të cilin reperi e kishte njoftuar gjatë ditëve të ‘errëta’ të Shqipërisë.

Ata janë takuar për herë të parë kur Alesio ndodhej në spital, e prej asaj kohe reperi nuk është ndarë nga vogëlushi.

Ishte vet Stresi ai i cili bëri të ditur për këtë duet, reperi thotë se ky projekt do jetë krejt ndryshe nga ato parapraket një lloj filmi i cili do ketë protagonist djaloshin nga Thumana.