Strategjia e partive maqedonase, për t’i bërë “hero” shqiptarët që ju nevojitet!

Shkruan:Fejzi HAJDARI

Sikur është bërë trend vitet e fundit, që funksionarë të lartë shqiptarë të mos i nënshtrohet përgjegjësisë ligjore ose llogari-dhënies, kur janë në pyetje skandalet lidhur me keqpërdorimet kryesisht financiare. Jo se ata i mbron ligji, por se ata po bëhen në mënyrë të vetdijshme ose pavetëdishme, pjesë e strategjisë të partive politike maqedonase, cilado qofshin ato, të LSDM’së ose të VMRO-së.
Sot keni ish-funksionarë politikë maqedonas në burgje ose nën ndjekje ligjore, ndërkohë që funksionarët shqiptarë janë bërë të paprekshëm.
Rrjedhimisht, këto krekosjet politike të tipit, si kjo e fundit, se “Talat Xhaferi nuk respekton dispozitat ligjore”, më duken këngë të dëgjuara, ose film i parë shumë herë deri tani.

Disa funksionarët të lartë shqiptarë pa marrë parasysh se kush apo cili, thjeshtë partive maqedonase në pushtet ju nevojiten. Jo sepse posedojnë kapacitete profesionale, intelektuale dhe politike, por, sepse janë lehtë të shantazhushëm. Dhe duke qenë të tillë, ata shndërrohen në shërbëtorë të politikës maqedonase bartësë të pushtetit, por jo edhe të mbrojtjes ose avancimit të interesit shqiptarë.
Dhe ndodhë, në vend që funksionarët e tillë shqiptarë të japin llogari institucionale e qytetare, ata në mënyrë të habitshme disi gjejnë rehabilitim dhe mbështetje pikërisht të nje pjesë e shqiptarëve!!!
Në fakt, funksionari i shantazhueshëm shqiptarë i cili akuzohet ne mënyrë të koordinuar nga partitë maqedonase, ndodh që tek shqiptarët të shpallet “hero” e “trim”, me arsyetimin më banal se “është viktimë e VMRO’së ose LSDM’së’.
Pra, që të bëhesh “Azem Bejtë” gjegjësisht “patriot” tek shqiptarët, mjafton të të kritokojnë partitë maqedonase. Prandaj, partitë maqedonase tani e kanë parasysh se cilat kuadro shqiptare duhet t’i kritikojnë, me qëllim që t’ua ngrisin rejtingun. Ndërsa politikës maqedonase ju nevojiten, ata që janë të shantazhueshëm dhe kanë të kaluar të dyshimitë. Fundja, është e drejta e tyre se si të veprojnë dhe sillen, por jo në emër të interesit shqiptarë dhe votës shqiptare të emërohen në funksione, dhe pastaj të sillen “më shkak se shkau” ashtu sic thoshte një funksionar i BDI’së tek “bombat e Zaevit”!
Funksionarët e tillë shqiptarë aspak nuk dallojnë nga partitë politike maqedonase, të cilat shqiptarët i joshin me premtime gjatë fushatës dhe në fund i lënë më gishta në gojë. Të tillë funksionarë, fatkeqësisht, sot kemi pak si shumë!.
Më duket se pikërisht këtu fillon dhe mbaron e keqja e madhe shqiptare!
(19.9.2022, e hënë)