
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka konfirmuar largimin e tij nga Lazio.
Strakosha tashmë zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e ekipit italian, Lazio.
Në ndeshjen e tij të fundit ndaj Verona, ai bëri xhiro rreth stadiumit duke u përshëndetur me tifozët e ekipit.
Portieri i kombëtares shqiptare u largua i emocionuar dhe më pas me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’ konfirmoi largimin e tij nga Lazio, transmeton lajmi.net.
“Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre.
Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”, ishin fjalët e portierit shqiptar.
Strakosha është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Fulham si një transferim i lirë.



