Stoltenberg: Vendet e Ballkanit janë objektiv i dezinformimit nga burimet e huaja

Pas takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, foli për çështjen e lajmeve të rreme që qarkullojnë sidomos në Ballkan për coronavirusin, informon AIM nga Brukseli.

Stoltenberg përcolli një pjesë të fjalës së Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila mori pjesë në mbledhjen e sotme virtuale të ministrive, në kontekstin e luftës kundër dezinformimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor morën mbështetje nga aleatët e NATO-s, veçanërisht Maqedonia e Veriut, për ministren e së cilës ky ishte takimi i parë ministror i mbrojtjes si anëtare e plotë dhe Ministrja Sheqerinska numëroi se sa aleatë të NATO-s dhanë mbështetje konkrete, siç janë Holanda, SH.B.A., Republika e Çekisë, Norvegjia dhe të tjerët”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai theksoi se vendet aleate të NATO-s në rajon janë objektivi i dezinformimit nga burimet e huaja, kryesisht për sa i përket sa ndihmë marrin ata nga Aleanca, por edhe nga BE.

Stoltenberg tha se ishte më mirë t’i përgjigjeshit asaj lloj propagande me akte konkrete mbështetjeje, sesa me retorikë.