Në mbledhjen e sotme ministrore për punë të jashtme të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka uruar përvjetorin e parë të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Jam shumë krenar që të premten e festojmë përvjetorin e parë nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ia urova ministrit për Punë të Jashtme sot në mbledhje, kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Ai u falënderua për kontributin e forcave ushtarake të Maqedonisë së Veriut në operacionet e Aleancës përreth botës dhe veçanërisht në Afganistan.
“U takova me ushtarët e Maqedonisë së Veriut në Afganistan, ato gjithmonë kanë demonstruar përkushtim, guxim dhe profesionalitet në punë”, tha shefi i Aleancës.
Në pyetjen për komentin rreth akuzave se disa persona zyrtar nga Maqedonia e Veriut nuk kanë marrë certifikatë të sigurisë për NATO-n, sekretari i përgjithshëm refuzoi të komentojë, por porositi se procedurat e vetingut në organizatë janë të ashpra.
“Procedurat e vetingut janë gjithmonë shumë të rëndësishme për ne, kjo bëhet sepse nevojitet të sigurohemi se dokumentet e klasifikuara trajtohen saktë, procedurat e vetingut janë themel për këmbim të informatave, ndërsa Maqedonia e Veriut është një aleat shumë i vlerësuar, edhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është dëshmi se dyert e NATO-s mbesin të hapura”, deklaroi Stoltenberg.