Filipçe: Pagat në shëndetësi vazhdimisht rriten

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se pagat në shëndetësi vazhdimisht rriten dhe kontribuojnë dukshëm në rritjen e pagës mesatare.

Kumulativisht, së bashku me të gjitha rritjet e deritanishme, përfshirë edhe rritjet në muajin shkurt 2020, pagën bazë të mjekut specialist e kemi rritur për 40%, të infermiereve midis 20 dhe 23%. Mjekëve të përgjithshëm për 25%, ndërsa të bashkëpunëtorëve shëndetësorë për 15%, shkruan Filipçe.