Stoltenberg paralajmëron Vuçiqin: Do të intervenojmë në veri nëse është nevoja

Autori: Gazeta 10

Pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se do ta rris prezencën e forcave të kësaj aleance në veri të Kosovës , raporton Gazeta10.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”, tha Stoltenberg në një konferencë për media.

Dialogu është mënyra e vetme për të reduktuar tensionet në Kosovë. KFOR-i ka rol neutral, e garanton lirinë e lëvizjes. Ne e përkrahim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kemi afro 4000 trupa, prezenca na ndihmon në stabilizimin dhe reduktimin e tensioneve për të parandaluar eskalimet”, tha më tej ai./Gazeta10