Stoltenberg: Nuk ka asnjë shenjë që Putin të ketë ndryshuar ambiciet e tij

Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konferencë në Bruksel tha se nuk ka asnjë shenjë që Putin të ketë ndryshuar qëllimet e tij, shkruan BBC.

“Ne nuk kemi parë asnjë shenjë që presidenti rus ka ndryshuar ambicien e tij për marrë në kontroll të gjithë Ukrainën dhe për të rivendosur rendin ndërkombëtar”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO duhet të mbështesë Ukrainën, të mbajë në fuqi sanksionet kundër Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen. Sipas tij, konflikti mund të zgjasë për një kohë të gjatë dhe vendet anëtare duhet të jenë të përgatitura.