Stoltenberg: NATO ka rritur vigjilencën, shkak aktivitetet e inteligjencës ruse

NATO Secretary General Jens Stoltenberg takes part in a NATO Defence Ministers' meeting at the Alliance's headquarters in Brussels, Belgium October 12, 2023. REUTERS/Johanna Geron

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se e kanë rritur vigjilencën.

Sipas tij, kjo u bë për shkak se inteligjenca ruse e ka rritur aktivitetin e saj në vendet anëtare të NATO-s.

Kur Stoltenberg u pyet për sabotimet e fundit të dyshuara ruse dhe tentativat për zjarrvënie të shënjestruara në magazina, qendra regtare dhe familje në të gjithë vendet e BE-së dhe NATO-s, ai përgjegjësinë për këto nuk e vendosi drejtpërdrejtë mbi Kremlinin.

Por 65-vjeçari tregoi qartë se aleanca po monitoronte ngjarjet dhe nënvizoi rëndësinë e hetimeve penale në nivel kombëtar, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Stoltenberg tha se duhet që shtetet të kryejnë arrestime në kuadër të luftimit të luftës hibride.

“Është e rëndësishme që edhe kombet të ndërmarrin veprime (me) arrestimet dhe proceset ligjore që kanë filluar tani në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, në Poloni dhe në vende të tjera”, deklaroi ai.

“Ne duhet të jemi gati dhe duhet të ndajmë inteligjencën (…) për t’iu kundërvënë këtyre llojeve të ndryshme të akteve hibride që synojnë të minojnë aftësinë e aleatëve të NATO-s për të ofruar mbështetje për Ukrainën”, shtoi Stoltenberg.