Stoltenberg me porosi, Neni 5 do të jetë i detyrueshëm për Maqedoninë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve  – a e vendos në rrezik nenin pesë të Deklaratës së NATO-së për mbrojtje kolektive, mos-miratimi i ligjit të ri për mbrojtje, rikujtoi se Maqedonia e veriut gjithsesi është e obliguar ta respektojë.

Neni pesë i Deklaratës së NATO-së është një nga shtyllat më kryesore të Aleancës. Ai parasheh se sulmi ndaj një vendi anëtarë vlerësohet si sulm ndaj gjithë vendeve tjera anëtare.

“Neni 5 për mbrojtje kolektive do të jetë detyrim që del nga Marrëveshja sa të bëhet Maqedonia e Veriut anëtare e plotfuqishme. Ne e nënshkruam Protokollin aderues dhe pasi që të gjithë aleatët e NATO-së ta ratifikojnë, Deklarata do të zbatohet edhe ndaj RMV-së, ndërsa neni 5 do të jetë detyrim”, deklaroi Jens Stolltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.