
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke e komentuar situatën në Ukrainë, ka thënë që është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës.
Ai ka thënë se “tani kemi luftë në Evropë të përmasave dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Stoltenberg tutje tha se sapo ka përfunduar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe një listë e gjatë vendesh janë pajtuar që të zhvillojnë konsultime urgjente.
“Ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës,” thotë ai.