Sterling testohet për COVID-19, publikohet rezultati

Raheem Sterling ka testuar negative pasi mori pjesë në ndejën e Usain Bolt në Xhamajkë të premten, raporton Sky Sports News.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike ka ngjallur frikë pasi hyri në vetizolim derisa ishte në pritje të testit të tij.

Mirëpo, Sterling ka dalë negative pas testimit në Xhamajka dhe shpreson të ftohet në ekipin e Anglisë për ndeshjet e muajit të ardhshëm në Ligën e Kombeve.