Stephen Curry pritet të rikthehet ndaj Denver Nuggets

Stephen Curry I Golden State Warriors është në rrugën e duhur për t’u rikthyer kundër Denver Nuggets, pas një lëndimi që pësoi në këmbë.

Curry ka humbur 12 ndeshjet e fundit të sezonit pasi u dëmtua kundër Boston Celtics teksa po luftonte për një top të lirë, ku u përplas me Marcus Smart.

Shams Charania i The Athletic raporton se ai pritet të kthehet në ndeshjen kundër Nuggets, transmeton lajmi.net.

Rikuperimi i tij nga një ndrydhje e këmbës së majtë do të jetë një nxitje e madhe për Warriors të cilët, deri më tani, janë mbështetur te Klay Thompson si golashënuesi i tyre i vetëm me përvojë dhe i nivelit të lartë.

Curry, shënoi mesatarisht 25.5 pikë, 6.3 asistime dhe 5.2 kërcime në 64 ndeshje këtë sezon dhe theu rekordin e të gjitha kohërave të NBA-së për më së shumti 3 pikësha të realizuara.