Stefan de Vrij mund të largohet falas nga Interi – verën e ardhshme

Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij mund të largohet nga ekipi vitin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit në Itali, Stefan de Vrij, mund të largohet falas nga klubi pasi kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Në një moment dukej e sigurt që mbrojtësit do t’i ofrohej një kontratë e re, por aktualisht nuk po zhvillohen bisedime të tilla mes lojtari dhe klubi.

Holandezi 30-vjeçar iu bashkua Interit nga Lazio në vitin 2018.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e lojtarit.