Shkruan: Medai Shaholli
(Ku ta dija unë i varfëri!)
Edhe sot e kësaj dite shumë nga luftëtarët e lirisë së ish UÇK-së në ‘dërzhavën Severna’, që kapën armët për liri më 2001, ndajnë të njëjtin fat me përshkrimin e poezisë së mëposhtëme që paraqet shqiptarin luftëtar me nota therëse të shkruar nga një autor jo shumë i njohur për publikun siç është Kiço Spiri, ku ai godet njësoj ata lloj pushtetarë dhe komandantë që u goditën dhe u përdorën edhe luftëtarët e lirisë gjatë konfliktit më 2001, për llogari të tyre dhe pas konfliktit i shpallën ekstremistë dhe të papërshtatshëm për kohën, pasi nuk pranuan statusin e skllavit me nofkën e 20% në MO.
Kjo poezi megjithëse nuk është shkruar enkas për luftëtarët e UÇK-së, i përgjigjet pikërisht statusit të veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së në ‘dërzhavën’ e mbajtur fakeqsisht në këmbë me paterica shqiptare.
Edhe sot pas dy dekadave dëshmorët e UÇK-së në konfliktin e 2001, nuk kanë status as një përkujtim apo monumente në qytetet e tyre por vetëm nëpër fshatra, larg syrit të ‘branitellëve’ apo sa më larg komitëve dhe titistëve, për të cilët vendosja e monumenteve të dëshmorëve të UÇK-së nëpër qendrat urbane paraqet provokim të ndjenjave nacionale të bllokut tjetër.
Kjo është logjika e robit dhe e nënshtrimit nga ana e pushtetarëve shqiptarë që ka pranuar në këto dy dekada pas konfliktit, të përdhos jo vetëm kujtimin dhe gjakun e sakrificës së dëshmorëve të rënë për liri, por edhe dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare si popull dhe veteranët e UÇK-së me amblemën së saj si simbol i lirisë.
‘Branitellët’ e bllokut tjetër e kanë të zigjidhur statusin e tyre social për vete dhe për familjet e tyre ndërsa familjet e veteranëve të UÇK-së në shumicën e rasteve nuk njihen si të tillë sepse dërzhava nuk e njeh atë si luftëtar të lirisë por si rebel që vetëm i ka amnistuar për shkak të presionit ndërkombëtar për arritjen e paqës.
Dëshmorët e UÇK-së dhe veteranët e saj nuk janë të barabartë me ‘branitellët’ e bllokut tjetër dhe nuk kanë status social dhe mirënjohje siç kanë ‘armiqtë e dikurshëm’ të tyre pasi ‘dërzhava’ nuk i njeh ata njeh vetëm ‘branitellët’ si mbrojtës të shtetit dhe asnjë grup tjetër ushtarak brenda saj.
Dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë nuk munden të kenë monumentet e tyre në qytetet nga ata vijnë pasi partitë shqiptare nuk duan ta prishin ‘jaraninë’ me pushtetin me këto ‘provokime’ që shkaktojnë ndjenjën e mosdurimit dhe nxitjes së nacionalizmit për bllokun tjetër.
Kështu p.sh., pranë urës së Drinit në qendër të Strugës do të mbetet i zbrazët edhe për dekada të tëra bazamenti për montimin e monumentit të ‘komandant Strugës’ Nuri Mazarit, pasi këtë monument nuk e duan aty komitët e VMRO-së dhe titistët e rinj të SDSM-së, që nga Struga deri në Shkup.
Komandant Strugën pranë Drinit nuk e do asnjë qeveri që vjen në pushtet as e majtë dhe as e djathtë, por as partitë shqiptare të gjitha së bashku, kanë dhënë prova të luajalizmit dhe të servilizmit të paparë duke hequr dorë nga vendosja e monumenteve për luftëtarët e lirisë të të gjitha luftrave dhe të ish UÇK-së në mbarë vendin.
Ata tashmë janë pajtuar me denigrimin dhe përdhosjen e dëshmorëve të lirisë dhe veteranëve të UÇK-së për shkak të pragmatizmit politik dhe leverdive pas karrierës dhe pushtetit me të cilin ato janë lidhur fortë si mishi me kockën.
Nëse Faik beu për shqiptarët thoshte me pa të drejtë ‘Shq… të kam dhj… s’të kuptova asnjëherë’ ne shqipot e ‘Severnës’ na shkon të themi kësisoj, ‘partiçka politike shqiptare u kemi dhj… na dolët më shumë se plehër!
Ndaj, shqiptarët nuk kanë pse të çuditen me partiçkat dhe qëndrimet
e tyre ndaj çështjes kombëtare ata tashmë kanë bërë zgjidhjen duke i shitur interesat kombëtare dhe se zotimet nëpër fushata elektorale janë blof dhe demagogji.
Ata tashmë janë bërë njësh me bllokun tjetër si sapuni me shparcën!