Statuja e Krishtit vishet si “mjek” në nder të bluzave të bardha, mesazh edhe në shqip

Statuja e Krishtit në Rio De Zhaneiro u ndiçua për të nderuar stafin e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, shkruan “NEWS 18”.

Mbi statujën u projektuan flamuj të vendeve të prekura nga koronavirusi, përfshirë Kinën, SHBA-në, Spanjën, Italinë dhe Brazilin.

Mes tyre u shfaq dhe flamuri shqiptar ku shkruhej fjala “Shpresë”.

Në fund, u projektua një imazh ku tregohej statuja e Krishtit e veshur me bluzën e bardhë të një mjeku, në ndër të stafit shëndetësor që punon duke rrezikuar jetën në luftën kundër COVID-19. /ata