Statistikat e “Spotify”, ja sa u dëgjua Rita Ora

Platforma e njohur muzikore “Spotify” ka publikuar statistikat vjetore të artistëve, shkruan lajmi.net.

Rita Ora gjatë këtij viti është dëgjuar mbi 1 miliard herë nga 84.7 milionë njerëz, nga 79 shtete të ndryshme të botës.

Pas këtij lajmi, këngëtarja ka falënderuar publikisht fanast, të cilët janë më meritorët për suksesin e saj.

Për ndryshe, Rita Ora së fundi ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri. /Lajmi.net/