Sulmuesi francez, Karim Benzema shënoi një gol gjatë pjesës së parë kundër Chelseat, e vlefshme për çerekfinalen e parë të UEFA Champions League.
Benzema ka një rekord fantastik sa herë që ka luajtur kundër ekipeve angleze, shkruan Lajmi.net
Ai ka shënuar 11 gola në 8 ndeshje kundër ekipeve angleze, ndeshje këto të fazës eliminim.
Pesë gola i ka shënuar kundër Chelseat, tre gola kundër Manchester Cityt dhe tre gola kundër Liverpoolit.




