Transferimi i Harry Kane te Bayern Munich ka qenë temë e gjatë në Gjermani, jo për cilësinë e lojtarit, por për çmimin e paguar.
Pas negociatave disa javore, Bayern Munich në fund bindi Tottenhamin që ta pranojë ofertën prej 100 milionë eurove për sulmuesin anglez.
Në Gjermani shumë ish-futbollistë menduan se nuk duhet shpenzuar një shumë kaq e madhe për një 30 vjeçar, por Kane ka filluar të lë gjurmë te bavarezët.
Një sulmues i tillë, që theu rekorde për numrin e golave kudo që luajti, vazhdon të shënon edhe pas kalimit te gjiganti gjerman.
Kane shënoi tre gola dhe ka asistuar në një tjetër në dy ndeshjet e para të Bundesligës, gjë e cila u arrit nga vetëm dy lojtarë në historinë e Bayernit të cilët debutuan për klubin në atë sezon.
Para anglezit, vetëm Gustav Jung në 1967 dhe Adolfo Valencia në 1993 arritën ta bëjnë këtë këtë gjë duke shënuar tre gola në dy ndeshjet e para me fanellën e bavarezëve.




