Starmer i dërgon mesazh Trumpit

Sir Keir Starmer i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të ri amerikan, duke thënë se Trumpi ka “dashuri të madhe dhe lidhje historike” me Mbretërinë e Bashkuar.

“Që nga takimi ynë i parë në shtator, presidenti dhe unë kemi folur për nevojën për të thelluar dhe investuar në marrëdhëniet transatlantike”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Starmer ndër të tjera foli për “bashkëpunimin dhe partneritetin e qëndrueshëm” historik midis dy kombeve.

“Marrëdhëniet e veçanta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të lulëzojnë për shumë vite në vazhdim”, tha ai.