Starbucks, kompania e radhës që largohet përgjithmonë nga Rusia

Starbucks ka njoftuar se do të largohet nga Rusia pas gati 15 vitesh qëndrimi në vend.

Rrjeti i kafesë ka rreth 130 dyqane, të operuara nga i licencuari i tij Alshaya Group, dhe afro dymijë punonjës në të gjithë vendin.

Kompania, e cila hapi shitjen e saj të parë në Rusi në vitin 2007, tha se do të vazhdojë të mbështesë stafin e saj atje, duke përfshirë pagesën e tyre për gjashtë muaj.

Ky veprim vjen pasi McDonald’s njoftoi se do t’i japë fund pranisë së tij në vend, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, përcjell Klankosova.tv

Një mori kompanish të tjera perëndimore, duke përfshirë Imperial Brands dhe Shell, po ndërpresin gjithashtu lidhjet me tregun rus duke rënë dakord të shesin asetet e tyre në vend ose t’ia dorëzojnë ato menaxherëve vendas.

Në mars, Starbucks mbylli dyqanet e saj dhe pezulloi të gjithë aktivitetin e biznesit në Rusi, duke përfshirë dërgimin e produkteve të saj në vend për shkak të fillimit të luftës në Ukrainë.