Stamboll, farmacitë shpërndajnë maska falas

This photo taken on February 18, 2020 shows a worker sorting face masks being produced to satisfy increased demand during China's COVID-19 coronavirus outbreak, at a factory in Nanjing, in China's Jiangsu province. - The medical equipment factory switched surgical instruments and dental equipment production lines to a mask production line to meet the increased demand. (Photo by STR / AFP) / China OUT (Photo by STR/AFP via Getty Images)

Oda e Farmacive të Stambollit dhe Ministria turke e Shëndetësisë kanë vendosur të shpërndajnë maska falas për qytetarët e Stambollit.

Sipas uebfaqes turke Haberler, qytetarët do të mund t’i marrin maskat ​​në barnatore, sipas kodeve që do t’i marrin prej SMS mesazheve.

Mbajtja e maskës është një nga masat parandaluese të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë së koronavirusit, kështu që Oda e Farmacive ka vendosur të shpërndajë maska falas për qytetarët e Stambollit, qëndron në kumtesën e Odës.