Kosovë-Shqipëri Stafi i Ministrisë së Mbrojtjes 100 për qind të vaksinuar, ai i...

Stafi i Ministrisë së Mbrojtjes 100 për qind të vaksinuar, ai i FSK-së 99 për qind

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në ministri 100 për qind e stafit kanë marrë vaksinën antiCOVID, ndërsa në FSK është realizuar 99 për qind e vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1 për qind i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.

Lexoni të plotë postimin e Mehajt:

“Edhe një lajm i mirë!

Ministria e Mbrojtjes realizon 100%  dhe FSK realizon 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj.

Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur,

– nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë.

-nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”,

-nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,

-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe  mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe

-me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

Për të gjitha këto, secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.

Të gjithëve ju uroj shëndet të plotë dhe vazhdojmë me detyrat tona në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë!

Kurse, ju qytetarë të dashur, përkundër që numri i rasteve ka rënë, mos harroni të,

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Së bashku, si gjithmonë, do të fitojmë edhe përballë kësaj sfide!”, shkruan Mehaj.