Klubi portugez ka nderuar legjendën e tyre, Cristiano Ronaldon.
Ylli i madh i futbollit e nisi karrierën në gjigantin e Portugalisë, Sportingun.
Ai ishte pjesë e akademisë së klubit, më pas dhe ekipit të parë.
Në 31 ndeshje sa ka zhvilluar me Sporting CP Ronaldo ka shënuar pesë gola.
Së fundmi ekipi portugez ka nderuar legjendën e tyre, fanella e re e tretë e Sporting CP për sezonin 2023/24, kushtuar Cristiano Ronaldos.
Kujtojmë që nga Sporting Ronaldo u transferua në Manchester United në vitin 2003.




