“Sport për të gjithë”/ Komuna e Gostivarit dhuron veshje sportive për fëmijët

Në kaudër të memorandumit për bashkëpunim dhe iniciativës “Sport për të gjithë”, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me organizatën TAKT dhe Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) realizuan aktivitetin e radhës për përfshirjen sociale të fëmijëve përmes sportit.

Ky aktivitet vjen pas trajnimit ne Mavrovë të arsimtarëve të edukimit fizik, ku ato sot aplikojnë njohuritë e mara nga trajnimi. Aktivitetin e ka ndjekur nag afër edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili me këtë rast theksoi se pjesëmarrës në projekt janë edhe fëmijë me aftësi ndryshe.

Nga organizata TAKT theksuan se aktiviteti ka për qëllim njohjen mes fëmijëve dhe aktivizimin e tyre pas një periudhe të gjatë pasive për shkak të pandemisë nga Covid 19.

Në fund të aktivitetit, i cili u zhvillua te oborri i qendrës “ICan”, fëmijëve pjesëmarrës ju dhuruan veshje sportive siguruara nga Federata e Futbollit Gjerman (DFB).