Spitali në Kozle prej sot do të pranojë pacientë me KOVID-19

Spitali në Kozle prej sot do të pranojë pacientë me Kovid -19. Në dispozicion do të jenë 60 vende për mjekimin e të moshuarve dhe 15 për fëmijë të dyshuar dhe të infektuar nga virusi KOvid-19. Është paraparë që në këtë spital të barten pacientë me fotografi më të lehtë dhe të mesme klinike

“Për momentin në spital janë akomoduar tre fëmijë të dyshuar me virus, rezultatet e të cilëve po priten. Prej nesër spitali do të bëjë pranimin edhe të pacientëvë të moshuar me Kovid-19”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Krahas Klinikës infektive, spitalit “8 shtatori” e cila funksionon si Qendër Kovid-19, pacientë të dyshuar dhe të infektuar me koronavirus mjekohen edhe në spitalet në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Veles, Prilep, Manastir dhe Ohër.