Spitali i Shtipit do të kërkojë para Repartit Infektiv të ketë pjesëtarë të Armatës

Drejtori i Spitalit Klinik në Shtip, Alen Gjorgjijev sot theksoi se do të kërkojë pjesëtarë të Armatës të ketë para Repartit Infektiv dhe theksoi se konsultimet do t’i bëjë me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai konsideron se nevojitet të ketë pjesëtarë të ushtrisë para këtij reparti, sepse po krijohet turmë e madhe para ambulancës ditore kovid, por atje janë edhe ata të cilët presin për testim.

Në qendrën rajonale kovid, gjegjësisht në Repartin Infektiv dhe të Lëkurës janë hospitalizuar 58 pacientë, prej të cilëve 31 në mbështetje të oksigjenit, ndërsa një person nga Radovishi ka vdekur në kushte spitalore. Në këtë kovid qendër, ku trajtohen pacientë nga i gjithë rajoni lindor, numri i të hospitalizuarve tashmë një javë po lëviz prej 55 deri 59 pacientë.