Ajo bashkë me reperin Fero sollën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin, Nina, shkruan lajmi.net.
Përveç imazheve të saj në të cilat po e ekspozon vajzën një postim i fundit i Arbenita Ismajlit mori më shumë vëmendje.
Ajo i ka reaguar spitalit gjerman ku kishte sjell në jetë foshnjën me arsyen se nuk i ka publikuar fotografinë e vajzës.
Sipas saj është e zakonshme për ta që të publikojnë fëmijët në faqen zyrtare të tyre, por jo të çiftit.
“Spitali ku unë linda foshnjën në Gjermani asnjëherë nuk postuan vajzën time, gjë të cilën e bëjnë me çdo lindje që bëhet aty. Nuk po them se po vdes ta publikojnë, por mendoj se është mosrespektim dhe e vrazhdë. Më bënë që të mendoj se nuk jam e njëjtë me nënat e tjera që ishin aty”, ka shkruar Arbenita.