Spitalet private, ‘tmerri i pacientëve’!

Shkruan: Medai Shaholli

Në rendin e ri të ekonomisë liberale (kapitalizmin) që po ndërtojmë, sot na duhet të përballojmë një kosto të lartë për t’u shëruar nëpër spitalet private pasi ato publike nuk kanë as ilaç për ‘kokë’ e lë më për sëmundje të rënda. Në spitalet private para se të shkoni mbushni portofolin plot ose kartën e bankës ta keni të mbushur mirë me para pasi duhen për t’i shpërblyer doktorët dhe infermierët.

Mjerë ata hallexhinj të sëmurë që bie në dorë të mjekëve privatë grykës makutë se që momentin e pranimit të pacientit gjëja e parë që do bëjnë me të është pyetja: Sa para ke?
Po deshe të shërohesh zbrazi xhepat dhe kartën e bankës?
Kësisoj, pacientit të shkretë do i ngjethet trupi nga sëmbimi i trupit për shumën e kërkuar nga Dr dymbëmbësh human, që kujdeset për pacientin e ri.

Ky është sistemi që zgjodhëm me dëshirë kur na thanë se në ‘demokraci’ nuk ka vuajtje as mjerim po të gjithë ‘do hanë me lugë floriri’!
Ata elita e pushtetit nuk i thanë popullit se në ekonominë e lirë të tregut, privati favorizohet para atij publik, apo shpjegimin historik se ‘shteti nuk do kujdeset më si prindi për fëmijët por si njerku për jetimin’!

Tani pasojat për zhgënjimin e madh duhet t’i paguaj shumica që të rrojë pakica. Oligarkët në ekonominë e tregut përcaktojnë çmimet duke e shantazhuar dhe dytyruar shtetin të pranojë ato çmime që vendosin oligarkët e babëzitur për përfitimet e tyre.

Spitalet tona private si ky shembulli i karikaturës së më poshtëme janë gjithandej njësoj që po tmerrojnë qytetarët me çmimet që duhet paguar në momentin që hynë në këto spitale.
Ndaj, shtresa e ulët dhe e mesme do durojë mbi kurrizin e saj të paguaj çmimet e vendosura nga oligarët shqiptarë dhe jo vetëm si ‘peshqesh’ të demokracisë liberale që u detyruam ta pranojmë për ‘bashkëshorte një grua vampir i shoqërisë’.

Dhe ja këto janë pasojat e sistemit të ri që na proklamuan si sistemi i ri i vlerave kundër totalitarizmit dhe pro iniciativës së lirë në ekonominë e tregut të ashtuquajtur ‘demokraci’ (borgjezia e re), ku i varfëri dhe i drejti, i sinqerti dhe qytetari i thjeshtë do të paguajnë faturën e kripur të taksave të sistemit, për hajdutin dhe demagogun e veshur me kostumin e oligarkut.

Ky është sistemi i oligarkëve për oligarkët dhe jo i popullit për popullin, ndaj mos e ngatërroni me ‘demokracinë sociale’ që nuk pajtohet me borgjezinë e re në shumë drejtime të udhëheqjes së shtetit dhe menaxhimit të shtetit dhe pushtetit.