Spitalet mbushеn me pacientë të sëmurë nga virusi

Numri i rasteve të reja të sëmurëve nga Kovid 19 në ditët e fundit po rritet me shpejtësi. Sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, gjendja më kritike është në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë, ku po mbushen repartet infektive. Analizë e bërë një javë më parë tregoi se deri në 40 për qind e të shtruarve në spital në atë kohë kanë dhënë të dhëna epidemiologjike se kanë qenë një ndonjë kremtim. Filipçe nuk është optimist për atë që na pret në javët e ardhshme.

Nëse shikojmë dinamikën me të cilën po rritet numri, mund të themi se kemi para nesh disa javë në të cilat situata mund të jetë vërtet kritike. Disa nga pacientët transferohen edhe në Shkup. Klinika Infektive është e mbushur me këta pacientë dhe disa nga pacientët që diagnostikohen në qytetin e Shkupit. Tani po aktivizohen edhe Kovid qendrat tjera”, tha Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.

Veçanërisht i madh është numri i të sapo shtruarve në spitalet e qyteteve ku është i vogël përfshirja e vaksinimit, respektivisht midis 20% dhe 23%, Ndërkohë 90% e të infektuarve nuk kanë qenë të vaksinuar. Ose nga gjithsej 3,497 pacientë në shtatë ditët e fundit, 3047 kanë qenë të pavaksinuar. Ka një moment të ri në raport me masat kufizuese që fillojnë nga e hëna.

Përveç certifikatës së kërkuar të vaksinës, të paktën një dozë, për hyrjen në të gjitha ngjarjet e organizuara në hapësirë të mbyllur dhe të jashtme, do të jetë e mjaftueshme të bashkëngjitet edhe një vërtetim se pacienti ka qenë i infektuar me Kovid në afat prej 45 ditëve. Ato janë 30 ditët e nevojshme për të kaluar kohën e vaksinimit dhe 15 ditë për të organizuar vaksinimin”, tha Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.

Filipçe nuk përjashton mundësinë e masave të reja në periudhën e ardhshme.

Ne do të flasim më tutje. Tani ky është hapi i parë me të cilin duam të nxisim vaksinimin. Do të shohim se cilat do të jenë njohuritë. Është e mundur që të ndërmarrim masa shtesë në javët e ardhshme, por diçka që është shumë e qartë dhe që po ndodh në të gjithë botën, është që të gjitha vendet zgjidhjen e vetme e shohin në vaksinimin”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në vend ose rreth 400.000 të rivaksinuar, vetëm 0.002% janë infektuar, gjë që bën të ditur në atë se vaksina ka qenë e sigurt dhe efektive./Alsat