Kryediplomatja shqiptare ka uruar Kosovën për zgjedhjet e 28 dhjetorit – të zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare.
Elisa Spiropali u shpreh se kjo është një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë, teksa uroi edhe partinë e Albin Kurtit.
“Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.”
Ministrja gjithashtu tha se Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku “krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.”




