Spiropali sot vjen në Kosovë, pritet nga Konjufca

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, viziton sot Kosovën.

Ajo do të pritet nga zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ndërsa nga ora 12:00, Spiropali do të pritet në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Veç gjysmë ore pas këtij takimi, ministrja e Jashtme e Shqipërisë do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.