Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën në katërvjetorin e luftës

Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali në katërvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka riafirmuar mbështetjen e palukundur të Shqipërisë për Ukrainën.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në X tha mes tjerash se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.

“Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm”.

“Ukraina nuk është vetëm”, shkroi minstrja shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme , transmeton Klankosova.tv.