Spiropali: Paraqitja e dëshmive nga mbrojtja do të largojë njollat nga emri i UÇK-së

Për dëshminë e ish-ndihmës së ndihmësekretarit Amerikan James Rubin, ka folur edhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë, Elisa Spiropali.

Spiropali shkroi në Facebook, se paraqitja e provave dhe dëshmive do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së.

“Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë. Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, shkroi ajo në Facebook transmeton Klankosova.tv.