SPGM dhe Rrjeti medial i grave “E Barabartë” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas e theksojnë rolin e gazetareve në mbrojtjen e interesit publik dhe nevojën për barazi më të madhe gjinore në industrinë mediale. Ata i bashkangjiten fushatës ndërkombëtare “Ato megjithatë raportojnë, nuk mund t’i heshtni”, duke bërë thirrje për mbështetje dhe mbrojtjen e grave në media, njofton Portalb.mk.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kur e theksojmë përkushtimin e grave në të gjithë sferat në shoqëri, ne nga SPGM dhe Rrjeti medial i grave ‘E Barabartë’ e potencojmë rolin e gruas në media me theks në nevojën për barazi gjinore e cila është ende aktuale. Gazetaret dhe të gjithë punonjëset në industirnë mediale në Maqedoni i bashkangjiten fushatës së Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve nën moton ‘Ato megjithatë raportonë mund t’i heshtni’ me të cilën kolegeve u rekomandohet se roli i tyre është krucial. Nëpër gjithë botën, por edhe këtu, gratë në media refuzojnë të heshtin dhe vazhdojnë të raportojnë për të vërtetën në mënyrë të përgjegjshme dhe në interes publik, ndërsa ne e kremtojmë kontributin e tyre. Në ditë ditë qëndrojmë në mbrojtjen e grave më të guximshme, më të përgjegjshme. E potencojmë rëndësinë e gazetareve, kameramaneve, montueseve, lektoreve dhe të gjithave që janë pjesë e fushës mediale. Atyre të cilat vazhdojnë ta informojnë opinionin edhe krahas kërcënimeve, presioneve, fyerjeve dhe frikësimeve”, thonë nga SPGM dhe ‘E Barabartë’.
SPGM, Rrjeti medial i grave “E Barabartë” dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë drejtësi për të gjithë koleget të cilat kanë qenë cak i presioneve, kërcënimeve, fyerjeve dhe sulmeve, vetëm sepse e kanë bërë punën e tyre.
“Për këtë arsye, në këtë datë i kremtojmë gazetaret të cilat i përkushtojnë jetët e tyre në luftën kundër mosndëshkueshmërisë, thirrjes për përgjegjësi të autoriteteve dhe synimit drejt një shoqërie plotësisht të hapur dhe të informuar. Sot, jemi dëshmitarë dhunës gjithnjë e më të madhe ndaj grave të cilat mbeten pa mbrotje institucionale, SPGM dhe ‘E Barabartë’ u bëjnë thirrje anëtareve të saj t’i basgjkangjiten protestës së 8 Marsit, e cila do të mbahet sot në ora 12 në Shkup në Parkun ‘Gruaja Luftëtare’”, thuhet në kumtesën e SPGM-së dhe Rrjetit medial i grave “E Barabartë”.



