Spektakël në Fiserv Forum, Milwaukee mposht Chicagon pas vazhdimeve

Milwaukee Bucks janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë mposhtur Chicago Bulls para adhuruesve të vet.

Në ndeshjen e zhvilluar në Fiserv Forum në prani të më shumë se 17 mijë tifozëve, Bucks kanë marrë fitore vetëm pas vazhdimeve ndaj Bulls me katër pikë diferencë 133:129.

Kanë qenë katër çerekë të barabartë, ku koha e rregullt përfundoi me rezultatin 118:118.

Giannis Antetokounmpo ishte më meritori për fitoren e skuadrës vendase me 32 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë te skuadra vendase u dallua edhe dyshja Beasley e Lopez që kontribuan me nga 19 pikë secili.

Te skuadra mysafire i jashtëzakonshëm ishte DeMar DeRozan me 41 pikë në këtë duel, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.