Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë dhe ndeshjet spektakolare.
Padyshim se përballje më e zjarrtë natën e mbrëmshme është zhvilluar në Ball Arena të Denverit, ku Denver Nuggets u përball me Minnesota Timberwolves.
U desh të luhen dy herë vazhdime për t’u përcaktuar fituesi dhe ata ishin mysafirët e Minnesotas që triumfuan me një pikë diferencë 139:140.
Për vendasit më efikasi ishte qendra Nikola Jokic që shënoi 61 pikë, pati 10 kërcime e 10 asistime.
Ndërkohë për mysafirët më efikasi ishte fundori Anthony Edwards me 34 pikë, 10 kërcime e tetë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Julius Randle me 26 pikë e nëntë kërcime.
Rezultatet:
Atlanta – Portland 113:127
Milwaukee – Phoenix 133:123
New York – Philadelphia 105:91
Chicago – Toronto 137:118
Memphis – Golden State 125:134
San Antonio – Orlando 105:116
Denver – Minnesota 139:140