Gjykata Speciale ka ftuar për intervistë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Afrim Bytyqin.
Lajmin është bërë i ditur nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkruan ai në Facebook.