SPB Ohër organizon takime pune për parandalim të zjarreve

Policia e Ohrit me qëllim të parandalimit më efikas, paralajmërim të hershëm dhe parandalim të zjarreve në hapësira të hapura dhe në rajone malore, në gjithë rajonin realizon takime me përfaqësues të Njësive Zjarrfikëse, të Policisë pyjore dhe njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, të ndërmarrjeve publike “Pyjet Nacionale”, inspektoratet kompetente shtetërore, udhëheqësit e Drejtorive për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrave për Menaxhim me Kriza dhe të përfaqësuesve nga shërbimet në vetëqeverisjet lokale.

SPB Ohër do t’i përfshijë të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe pajisje të cilat mund t’i shfrytëzojë për kontroll, parandalim dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarri, si dhe t’i përgjigjet nevojave në raste të lokalizimit për zjarr eventual të shkaktuar të vëllimit më të madh.

“Në bashkëpunim me njësinë territoriale zjarrfikëse, QMK, NP ‘Pyjet Nacionale’, Parqet nacionale, policia pyjore dhe kufitare, ARM, organet e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe subjektet e tjera kompetente dhe institucionet, do të ndiqet situata në rajon në lidhje me zjarret dhe do të ndërmerren masa të parapara për mbrojtje, por edhe vërejtje me kohë dhe informim për ndonjë zjarr të shkaktuar subjektet e tjera relevante, për ndërmarrje të koordinuar të masave të mëtutjeshme dhe lokalizim të tyre me kohë”, thonë nga SPB Ohër.